Operacion blic në Shkodër. Prej orës 04:00 të mëngjesit, Forcat RENEA, të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponja kanë zbarkuar në qytetin verior duke arrestuar të paktën 14 persona. Dyshohet se ata ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve. Aksioni vijon dhe në këto momente e pritet që hetimet të shkojnë më tej.