Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona, 27 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 2031 raste dhe prej tyre 304 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 73 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se 13 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 89.