Sipas universitetit amerikan “Johns Hopkins”, deri tani në të gjithë botën janë mbi 1 milion e 850 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 114 mijë e 269 viktima. Shtetet e Bashkuara kryesojnë për nga rastet me më tepër se 557 mijë e për nga viktimat, më shumë se 22 mijë. Pas Amerikës, renditet Italia me 19 mijë e 899 persona që humbën jetën nga koronavirusi e më tej Spanja me 17 mijë e 209. Gjithashtu, Spanja e Italia janë në vend të dytë e të tretë në botë sa i përket të prekurve me COVID-19.