Reperja e njohur Cardi B ka zbuluar një detaj mjaft të pazakontë nga jeta e saj, duke treguar se kishte shpenzuar plot 13 mijë dollarë (rreth 11 mijë euro) për një piercing me diamant në pjesën e pasme të trupit, i cili përfundoi në një vend krejt të papritur.
E ftuar në podcastin “Call Her Daddy”, 32-vjeçarja rrëfeu se nuk kishte ndjerë aspak dhimbje gjatë vendosjes së piercingut, pasi ajo pjesë e trupit ishte e mpirë nga një ndërhyrje estetike e mëparshme.
Ishte piercingu më i lehtë ndonjëherë
-tha Cardi, duke sqaruar se nuk do t’ua rekomandonte të tjerëve një eksperiencë të tillë.
Megjithatë, luksin nuk e shijoi gjatë. Vetëm një muaj më pas, reperja e kuptoi se bizhuteria me diamant kishte humbur.
Po shikoja dhe thashë me vete: ‘Prit pak.’ Kontrollova pantallonat, të brendshmet… dhe pastaj e gjeta në tualet
-kujtoi ajo mes të qeshurash.
Cardi pranoi se nuk e ka bërë më këtë piercing, pavarësisht se piercer-i i kishte ofruar rimbursim. Ajo është e njohur për dashurinë ndaj piercings dhe tatuazheve, përfshirë një tatuazh të madh dhe shumëngjyrësh të një palloi që mbulon ijet dhe këmbën.