Fansat e Miley Cyrus mund të jenë të zhgënjyer teksa ylli i hitit “Flowers” ka zbuluar arsyen tronditëse pse nuk do të shohin më këngëtaren në turne. Gjatë një interviste të sinqertë në “The Zane Lowe Show”, fituesja e shtatëfishtë e Grammy-t hapi zemrën duke shpjeguar se një problem shëndetësor e pengon të dalë në skenë.
Sipas Cyrus, ajo vuan nga një polip i madh në kordat e saj vokale. Ironikisht, ky polip, siç shpjegon vetë ajo, i ka dhënë asaj nuancat dhe strukturën unike të zërit që e bëjnë atë Miley Cyrus-in që njohim. Megjithatë, ky bekim është kthyer në mallkim kur vjen puna te performancat live.
“Unë kam këtë polip shumë të madh në kordonin tim vokal, i cili më ka dhënë shumë tonin dhe strukturën që më ka bërë kjo që jam, por është jashtëzakonisht e vështirë të performosh me të, sepse është si të vraposh një maratonë me pesha në kyçin e këmbës,”- u shpreh ajo.
Këngëtarja shkoi më tej duke theksuar se vazhdimi i turneve mund të rrezikojë seriozisht aftësitë e saj vokale. Frika për të humbur zërin e saj unik e ka bërë atë të hezitojë të kryejë një operacion për heqjen e polipit.
“Nuk jam e gatshme ta ndërpres atë sepse mundësia për t’u zgjuar nga operacioni dhe për të mos tingëlluar si vetja është një probabilitet,”- rrëfeu Miley.
Për kujtesë, turneu i fundit i Miley Cyrus ishte “Bangerz Tour” në vitin 2014, një eksperiencë maratonike me 78 shfaqje në tre kontinente gjatë nëntë muajve. Duket se për momentin, fansat do të duhet të kënaqen me muzikën e saj të regjistruar.
Lajmi i trishtë padyshim që do të prekë zemrat e adhuruesve të saj anembanë botës, të cilët shpresonin ta shihnin sërish Miley-n duke shkëlqyer në skenë.