Miley Cyrus ka publikuar këngën e katërt nga albumi i saj të ardhshëm “Something Beautiful”, me titullin emocional “More to Lose”.
Kënga u shoqërua me një videoklip prekës, ku këngëtarja 32-vjeçare shihet duke kënduar mes lotëve për një marrëdhënie që po shkon drejt fundit.
Në klipin muzikor, Miley shfaqet me një fustan të shndritshëm, ndërsa në fund të videos ajo mban një pallto të zezë dhe një mbulesë koke në stilin e Batmanit – një imazh që ka ngjallur diskutime mes fansave dhe mediave, raporton “Daily Mail”.
Publikimi i këngës ka nxitur spekulime të shumta, me ndjekësit që besojnë se teksti mund të jetë i lidhur me ish-bashkëshortin e saj, aktorin Liam Hemsworth, me të cilin ajo u nda në vitin 2019.
Megjithatë, Miley ka sqaruar se kënga është një rrëfim thellësisht personal dhe nuk dëshiron që të interpretohet tej mase.
Sipas saj, qëllimi kryesor ishte të përcillte sinqeritet dhe ndjenjë, jo përsosmëri.
Në intervista të mëparshme, këngëtarja ka folur hapur për sfidat e jetës së saj, përfshirë edhe humbjen e shtëpisë gjatë zjarrit shkatërrues “Woolsey” në vitin 2018. Ajo e ka përshkruar këtë përvojë si një moment transformues, duke thënë:
Të humbasësh gjithçka dhe të rindërtohesh është një bekim.
Albumi i shumëpritur “Something Beautiful” do të publikohet më 30 maj, dhe “More to Lose” është vetëm një nga pjesët që premtojnë një rrëfim të ndjerë dhe personal nga artistja.