Sport

Shorti/ Zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Botëror. Ja ndarja finale e grupeve!

Është hedhur në Uashington D.C shorti i Kupës së Botës 2026 që do të luhet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Kombëtarja shqiptare ka mësuar tre kundërshtarët e fazës në grupe, nëse arrin të jetë pjesë e botërorit. Kuqezinjtë në rast kualifikimi do të jenë pjesë e Grupit F, ku bëjnë pjesë Holanda, Japonia dhe Tunizia.

Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026, ndeshje që do të luhet më 26 mars. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi.

Kosova, në rast kualifikimi do të jetë pjesë e Grupit D, ku bëjnë pjesë SHBA, Australi dhe Paraguaji. Në gjysmëfinalen e Play-Off,  Kosova luan në Sllovaki, nëse e kalojnë ndeshen me fituesen e çiftit Turqi – Rumani.

Botërori i ardhshëm do të jetë me 48 skuadra, nga të cilat 42 kanë prerë tashmë biletën, ndërsa 6 të tjera mes të cilave edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të luajnë në fazën e playoffit.

GRUPET

Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)

Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)

Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti

Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)

Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao

Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)

Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re

Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër

Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)

Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani

Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)

Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana