Sport

Shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’ 2025/ Trofeu i përket…

Ousmane Dembele shpallet fitues i ‘Topit të Artë’ 2025!

Ousmane Dembele është fituesi i ”Topit të Artë” për vitin 2025. Francezi i PSG-së fitoi në votimin e përvitshëm duke mposhtur Lamin Jamal në përfundim të një mbrëmjeje gala në Paris që ishte e mbushur me emocione për edicionin e 69-të të këtij trofeu.

Në vijim, mund të lexoni fituesit e të gjithë çmimeve, ku spikatën padyshim edhe fitorja për të tretin vit radhazi nga Aitana Bonmati të “Topit të Artë” për femra, si dhe suksesi për të dytin vit radhazi i Lamin Jamal në trofeun “Kopa”.

ÇMIMET 

Lamin Jamal është fituesi i parë i mbrëmjes, pasi merr trofeun “Kopa” që i kushtohet lojtarit të ri më të mirë të edicionit të fundit. Ai mundi Doue, Estevao, Zhoao Neves dhe Jilldiz për të fituar këtë trofe.

Futbollistja spanjolle e Barcelonës, Viki Lopez, shpallet fituesja e çmimit “Kopa” për futbollin e femrave.

Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajneren më të mirë në futbollin e femrave i shkon trajneres të Anglisë, Sarina Veigman.

Fituesi i trofeut “Johan Krujf”, për trajnerin më të mirë në futbollin e meshkujve i shkoi Luis Enrikes. Ai mundi Antonio Konten, Hansi Flik, Enzo Mareskan dhe Arne Slot. Trajneri spanjoll nuk ishte në sallë për të tërhequr çmimin, pasi ishte në Marsejë për ndeshjen e PSG-së ndaj Olimpikut vendas.

Hana Hempton e Çelsit dhe Anglisë, si dhe Xhanluixhi Donaruma i Mançester Sitit dhe Italisë, shpallen fituesit e trofeut “Lev Jashin” për portierin më të mirë për femra dhe për meshkuj.

Në ceremoninë e ”Topit të Artë” iu kushtua një moment edhe kujtimit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike gjatë verës.

Trofeu “Gerd Myler” për golashënuesin më të mirë të sezonit i shkuan polakes Eva Paxhor për futbollin e femrave dhe suedezit Viktor Gyokeres për të meshkujve.

Klubi më i mirë i futbollit të femrave për këtë vit u shpall Arsenali që fitoi Ligën e Kampioneve.

Klubi më i mirë i futbollit të meshkujve i këtij viti u shpall PSG, i cili fitoi Ligën e Kampioneve në edicionin e fundit.

Çmimi “Sokrates” për aktivizmin dhe punën sociale në sportin e futbollit i shkon fondacionit “Xana”, të krijuara nga Luis Enrike dhe familja e tij për të ndihmuar familjet dhe fëmijët në nevojë, në kujtim të vajzës së të trajnerit spanjoll që u nda nga jeta pak vite më parë.

RENDITJA

1 – Ousman Dembele

2 – Lamin Jamal

3 – Vitinja

4 – Mohamed Salah

5 – Rafinja

6 – Ashraf Hakimi

7- Kilian Mbape

8 – Kol Palmer

9 – Xhanluixhi Donaruma

10 – Nuno Mendes

11 – Pedri

12 – Kviça Kvaratskhelia

13 – Herri Kejn

14 – Desire Doue

15 – Viktor Gyokeres

16 – Vinicius

17 – Robert Levandovski

18 – Skot MekTominej

19 – Zhoao Neves

20 – Lautaro Martinez

21 – Serhu Girasi

22 – Aleksis MakAlister

23 – Xhud Bellingam

24 – Fabian Ruiz

25 – Denzel Dumfris

26 – Erling Haland

27 – Deklan Rajs

28 – Virxhil Van Dajk

29 – Florian Virtz

30 – Majkëll Olize