Gossip

Shpërthen konflikti në BBVA! Selin e quan Lornën “të shëmtuar në shpirt”, debati degradoi në ofendime?

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një përplasjeje të fortë mes Selinës dhe Lornës, e cila shumë shpejt kaloi nga ironia në ofendime personale.

Debati nisi gjatë një bisede, kur Selin akuzoi Lornën për mungesë sinqeriteti. Tonet u ashpërsuan dhe situata agravoi në momentin kur Selin iu drejtua Lornës me fjalë të rënda, duke e quajtur “të shëmtuar në shpirt dhe në zemër”, duke sqaruar se nuk e kishte fjalën për pamjen fizike.

Këto deklarata u kundërshtuan menjëherë nga Lorna, e cila i kërkoi Selinës të ndalonte ofendimet dhe të ruante respektin. Pavarësisht kësaj, përplasja vazhdoi me replika të forta, duke e kthyer momentin në një nga debatet më të ashpra të ditëve të fundit në BBVA.