Gossip

Debat i fortë në BBVA! Mali i kthehet ashpër Selinës: “Pse u ankove për krevatin kur e lejonte t’i prekte flokët?”

Një debat i tensionuar shpërtheu mes banorëve të BBVA-së lidhur me ndarjen e krevateve, situatë që e la Selinën të pakënaqur. Çështja u diskutua edhe gjatë prime-it, ku reagimi më i fortë erdhi nga Mal Retkoceri.

Ai iu drejtua Selinës duke vënë në dyshim qëndrimin e saj, duke thënë se nëse e kishte problem të flinte në një krevat me Mirin, pse kishte lejuar që ai t’i prekte flokët. Sipas Malit, veprimet e saj nuk përputheshin me ankesat që po bënte.

Në studio u theksua gjithashtu se Selina nuk po tregohej koherente mes asaj që bënte dhe asaj që deklaronte publikisht.

Pas diskutimit, Selina reagoi duke sqaruar se pakënaqësia e saj nuk kishte të bënte me Mirin si person, por me parimin pse një vajzë dhe një djalë duhet të flinin bashkë.