Aktualitet

Shpërthim eksplozivi në Tiranë

Shpërthim eksplozivi në rrugën “Ymer Kurti” Tiranë, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lënda plasëse ishte vendosur në katin e parë të një pallati, në një mjedis të përshtatur për dyqan, në pronësi të sipërmarrëses Drita Lulo. Policia e kryeqytetit nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.