Aktualitet

Shpërthim me tritol në Laç

Shpërthim tritoli në Laç, nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në hyrje të një lokali në pronësi të shtetasit Llesh Buruku, në lagjen nr.4 të qytetit verior. Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.