Që nga hyrja në fuqi e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nga Prishtinë, vendi ynë ende nuk po përfiton për të eksportuar prodhimet tona në shtetin që na lidh më shumë se kufiri. Për janarin, eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës nuk u rritën, madje, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ato u ulën. Por, cilët janë shtetet që kanë përfituar më shumë? Të paktën Sllovenia dhe Greqia që kanë dyfishuar eksportet e tyre për në Kosovë, por edhe Maqedonia apo Hungaria dhe Bullgaria.