Shteti amerikan i Misurit ditën e martë ka ngritur zyrtarisht një akuzë të rëndë kundrejt Kinës me pretendimin se kjo e fundit ka bërë shumë pak për të ndihmuar dhe informuar vendet e tjera rreth Covid-19.
Në padi, Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Misurit, Eric Schmitt deklaroi se Kina bëri pak për të ndaluar përhapjen e virusit duke dëmtuar ekonominë e shumë vendeve duke përfshirë Misurin.
“Qeveria kineze gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të COVID-19, bllokoi heshtësit dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e sëmundjes. Ata duhet të mbahen përgjegjësi për veprimet e tyre” -tha Eric
Ai shtoi se në Misuri ndikimi i virusit është shumë i vërtetë, mijëra njerëz janë të infektuar, bizneset e vogla po mbyllin dyert e tyre duke lënë mijëra njerëz të papunë dhe familjet tashmë e kanë shumë të vështirë që të shtrojnë tryezën e tyre.
Padia civile është kundër qeverisë kineze, Partisë Komuniste Kineze dhe zyrtarëve dhe institucioneve të tjera kineze.