BEST OF LIVE FROM TIRANA
E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë mjekja psikiatre, Irena Thoma. Ajo ka folur më shumë mbi faktin se si ndikon vapa dhe rritja e temperaturave në sistemin nervor. Cilat janë disa nga problematikat e shëndetit mendor që shfaqen tek individët?
Gjatë verës, njerëzit kanë tendencën të ndahen nga lidhjet romantike, por jo të gjithë e përjetojnë mirë dhe kjo mund të sjellë mendime pesimiste, ankth, apo izolim social. Çfarë do i këshilloje ti njerëzve që ndahen, për të mos shkuar tek problemet e shëndetit mendor?
Në përgjithësi, periudha e verës, për të gjithë këto shkaqe, për këtë ndikim që bën në sistemin nervor, për këtë rritje të irritimit, nervozizmit, zemërimit që mund të shkaktohen nga këto ndryshime kimike nga ndikimi i të nxehtit, mund të bëhet shkak për rritje të tendencës për konflikte. Dhe ndoshta këto konflikte që mund të ndodhin për shkak të kësaj situate, mund të merren dhe vendime që ndonjëherë mund të jenë të nxituara, sepse mund të jenë thjesht pasojë e kësaj situatës emocionale që mund të jetë gjatë verës. Nuk mund të marrësh në një moment zemërimi dhe irritimi vendim për divorc ose për ndarje. Këto duhen marrë në një moment qetësie dhe duhen gjykuar dhe arsyetuar në një mendje të kthjellët dhe të qetë. Siç ndodh gjatë verës, që ndodhin divorcet, në periudhën e pranverës ku njerëzit janë me humor të mirë, energjikë, të freskët, edhe lidhjet dhe marrëdhëniet përmirësohen. Prandaj do thoja që gjatë verës dhe në periudhë kur jemi me humor jo të mirë, nuk është momenti i duhur për të marrë vendime për divorc.