Ylli i grupit rock “Dance Gavin Dance”, Tim Feerick, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga grupi i Kalifornisë, të cilët njoftuan vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ne jemi absolutisht të shkatërruar për të ndarë lajmin se miku ynë dhe basisti, Tim Feerick, ndërroi jetë mbrëmë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë dhe të familjes së Tim-it, ndërkohë që ne përballemi me këtë humbje zemërthyese dhe të parakohshme.

Shkaku i vdekjes së Feerick nuk u bë i ditur. Ndërkohë fansat i bënë homazhe Feerick dhe ndanë dhimbjen e tyre në faqen e muzikantit në Instagram. Një fans shkruante se:
Do të jem përgjithmonë zemërthyer për vdekjen tënde që solle kaq shumë gëzim në jetën time me muzikë. Pusho në paqe shpirt i bukur.
“Dance Gavin Dance” kshte vendosur të nisej në një turne kombëtar këtë muaj.

Grupi, i cili kombinon elemente të punk, screamo dhe xhaz fusion, ka shitur më shumë se një milion albume dhe është transmetuar më shumë se një miliard herë në Spotify. Videoklipi më i fundit muzikor i “Dance Gavin Dance”, “Synergy”, është shikuar më shumë se 1.2 milion herë.