Bota

Shuhet në moshën 46-vjeçare muzikanti Mark Sheehan!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare bashkëthemeluesi i “Script” dhe kitaristi Mark Sheehan. “Burri, babai, vëllai, shoku i grupit dhe miku shumë i dashur Mark Sheehan ndërroi jetë sot në spital pas një sëmundjeje të shkurtër”, shkroi grupi irlandez i rock-ut në një deklaratë të postuar në Instagramin e tyre.

“Familja dhe grupi u kërkojnë fansave të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë tragjike”. Muzikanti i ndjerë bashkëthemeloi “The Script” në vitin 2001 me mikun e tij të fëmijërisë dhe vokalistin e grupit, Danny O’Donoghue si dhe bateristin Glen Power.

Grupi debutoi albumin e tij me të njëjtin emër në vitin 2008 dhe është i njohur për hitet si “We Cry”, “The Man Who Can’t Be Moved”, “Breakeven” dhe “Before the Worst”. Ata vazhduan të regjistrojnë pesë albume të tjera në studio dhe kanë shitur mbi 20 milionë albume në mbarë botën. Sheehan ishte i martuar me Reena Sheehan. Ata kishin bashkë tre fëmijë.