Së fundmi, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, DJ Kay Slay, i njohur gjithashtu si “The Drama King”, pas një beteje disa-mujore me COVID-19. Lajmi u konfirmua nga familja e tij në një deklaratë për stacionin radiofonik të New York-ut, ‘Hot 97’, ku ai dikur punonte.
Zemrat tona janë thyer nga vdekja e Keith Grayson, i njohur profesionalisht si DJ Kay Slay. Një figurë dominuese në kulturën hip-hop me miliona fansa në mbarë botën, DJ Kay Slay do të mbahet mend për pasionin dhe përsosmërinë e tij me një trashëgimi që do të kapërcejë brezat. Në kujtim të DJ Kay Slay, familja jonë dëshiron të falënderojë të gjithë miqtë, fansat dhe mbështetësit e tij për lutjet dhe urimet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë, ndërsa jemi të pikëlluar për këtë humbje tragjike. Familja Greyson.

Rikujtojmë, se gjatë karrierës së tij, DJ Kay Slay publikoi albumin e tij të parë në studio në 2003, ‘Streetsweeper, Vol 1’, i cili u pasua nga dy albume të tjera në studio, ‘Streetsweeper, Vol 2’ (2004) dhe ‘More Than Just a DJ’ (2010). Ai ka bashkëpunuar me artistë si Lil Nas X, Fat Joe, Jadakiss, Eminem, 50 Cent dhe JAY-Z.