Aktualitet

Shuhet në moshën 70-vjeçe aktorja e njohur, Markie Post!

Shuhet në moshën 70-vjeçe aktorja e njohur Markie Post. E njohur për paraqitjet e saj në “Night Court” dhe “The Fall Guy”, artistja nuk arriti t’9i mbijetojë dot sëmundjes së kancerit. Ajo e filloi karrierën si producente në shfaqjen “Double Dare”.

Sidoqoftë, artistja bëri paraqitjet në vitet 1970 në “CHiPs”, “Barnaby Jones”, “The Incredible Hulk”, “The Lazarus Syndrome”, “Buck Rogers in the 25th Century” dhe “Hart to Hart”. Nga atje, karriera e saj më pas vazhdoi edhe në shfaqje të tjera të profilit të lartë si në “The Love Boat”, “Cheers”, “Fantasy Island” dhe “The A-Team”.

Markie ka lënë pas bashkëshortin e saj, producentin dhe shkrimtarin, Michael A.Ross si dhe vajzat, Kate Armstrong Ros dhe Daisy Schoenborn.