Celebrities Gossip

Shuhet në moshën 93-vjeçare stilisti italian i modës, Valentino Garavani

Stilisti italian i modës Valentino Garavani, i njohur si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Në një deklaratë të postuar në Instagram, Fondacioni Valentino Garavani dhe Giancarlo Giammetti tha: “Ai ndërroi jetë në paqe në shtëpinë e tij në Romë, i rrethuar nga dashuria e familjes së tij.”

Fondacioni tha se Valentino do të vendoset për homazhe në sheshin Piazza Mignanelli më 21 dhe 22 janar.

Shërbimi mortor i Valentinos do të mbahet të nesërmen në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve dhe Martirëve, tha fondacioni.