Ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare ylli i “Drag Race and Pose”, Bianca Castro-Arabejo e cila interpretoi si Jiggly Caliente. Caliente, e cila u bë e famshme në sezonin e katërt të “RuPaul’s Drag Race”, iu amputua një pjesë e këmbës pas një infeksioni të rëndë. Me anë të një deklarate, familja e saj u shpreh se:
Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Bianca Castro-Arabejo, e njohur dhe e dashur nga shumë njerëz si Jiggly Caliente. Ata e cilësojnë Calienten si një person me energji të pashtershme, humor kaustik dhe autenticitet intensiv duke theksuar se ajo la pas një trashëgimi dashurie, guximi dhe drite.

Lajmi për vdekjen e Calientes shkaktoi trishtim te fansat e saj. Laganja Estranja, gjithashtu një konkurrente në “RuPaul’s Drag Race” në sezonin e tij të gjashtë, e përshkroi Calienten si “një shpirt të sjellshëm dhe të ëmbël”.