Pas 7 orësh, shuhet zjarri masiv në Dhërmi. Flakët ranë mbrëmë rreth orës 22:00, për t’u shuar vetëm sot në 05:00 të mëngjesit. Të favorizuara nga era e fortë, ato u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar dhe disa banesa e biznese në zonë. Për lokalizimin e shuarjen e zjarrit u përfshinë me tre automjete zjarrfikëse. Ende nuk ka një bilanc të dëmeve.