Elbasani dhe Vllaznia kanë mbyllur me një barazim pa gola ndeshjen e tyre të parë çerekfinale, duke lënë diskutimet për kalimin në katërshen e më të mirëve vetëm në ndeshjen e dytë në Shkodër.
Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, dy skuadrat kanë dhuruar një loje mjaft të fortë, duke mos u kursyer ndaj njëra-tjetrës. Por të dy ekipet ishin shumë të vëmendshme për të mos pësuar gol dhe mbyllën thuajse çdo hapësirë për të rrezikuar.
Ndaj kjo solli barazimin pa gola, që lë gjithçka të hapur për duelin e kthimit për dy skuadrat që e kanë këtë turne si një rrugë drejt Europës.
LEXO EDHE: Laçi me 10 lojtarë lë në hije Partizanin, përfundon dueli i parë në çerekfinalen e Kupës
Trajneri i verdhebluve Ivan Gvozdenoviç deklaroi:
Çfarë mund të bëjmë më shumë është pasimi i fundit. Në pjesën e parë mungoi pasimi i fundit. Çunat luajtën mirë nga fillimi deri në fund. Dhe në pjesën e dytë ishim mirë, një rast i mirë nga Tsage. Dhe pastaj nga Qose. Për mendimin tim merituam të fitojmë ndeshjen, ndoshta jo 2 apo 3-0, por me një gol po.
Kemi shumë ndeshje përpara. Deri tani jemi në vendin e pestë, por kemi shumë ndeshje përpara. Mund të luftojmë. Nuk pranoj, nuk dorëzohem.
Ne jemi në çerekfinale dhe kemi dy ndeshje. Sot kërkuam të fitojmë. Kemi me 26 një tjetër finale, ishim me mendim dhe lojë për të fituar, por prap me kujdes. Kampionati i vështirë, por jo i pamundur, do luftojmë. Kupa një tjetër shans, do luajmë prap dhe të shikojmë si do dalim.
Nuk e di pse Olberkis lojtari i ndeshjes, dhe Tsage me Xhoel mirë. Sot kishim rastet për gol. Ndoshta nëse kemi Lleshin, ai është tipik shënues, nga 1 rast e gjysmë ai shënon gol, ndoshta dhe ky ishte minus për ne.
Tsage ishte lodhur. Në ndeshjen e fundit ishte me plot minuta. Pastaj Tsage jashtë, Ze Gomesh brenda dhe ishte në rregull. Pjesa e dytë ishim më agresivë dhe më lart, kjo ishte strategji nga fillimi deri në fund”, u shpreh Gvozdenoviç.
LEXO EDHE: Egnatia mposhti Bylisin me 3 gola në transfertë në Kupën e Shqipërisë
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka qenë i kënaqur me barazimin pa gola përballë Elbasanit në transfertë në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
“Pikë së pari e pritnim një ndeshje të fortë, të dy ekipet luftojnë për raundin tjetër. Po ashtu ishte ndeshje jashtë, e dinim që duhet të kalonim limitet për t’u shpërblyer me diçka në fund. Për Elbasanin është mundësi e mirë ky turne, pasi në kampionat janë pak mbrapa. E dimë që do të hedhin të gjitha forcat për të kaluar në raundin tjetër dhe për këtë më duket rezultat i mirë,
Nervozizmi? Normale, askush nuk ka qejf të mposhtet, çdo situatë mund të jetë vendimtare dhe unë nuk ankohem për gjyqtarët. Por të jem i sinqertë e humbi kontrollin në 20 minutat e fundit dhe shkonin të gjitha gjërat në favor të Elbasanit. Nuk mund të pranohet gjithçka, ndaj isha pak nervoz. Ai mund të ishte më mirë se është gjyqtar i mirë. Por ne gjërat duhet t’i shohim te vetja dhe siç e thashë, një ndeshje në fushë kundërshtarë, barazim dhe jam në rregull me këtë.
Po të shkosh në dhomaën tonë të zhveshjeve, do ta shohësh se sa ftohtë është atje, duhet të ishte pak më nxehtë. Jashtë është më ngrohtë se sa në dhomën tonë të zhveshjes. Nuk e di çfarë po ndodh këtu, ndoshta po kursenin energjinë. Nuk e kuptoj.
Ne e kishim të vështirë të merrnim diçka sot, por duhet të motivosh ndryshe lojtarët. Kur e di se si funksionon në futboll, duhet të investosh gjithmonë në punën tënde dhe shpërblehesh në fund.
Krymi në mbrojtje është si opsion për të qenë të paparashikueshëm. Por e dimë që Krymi mund të rrijë më shumë në qendër, e di që bën më mirë rolin para mbrojtjes. Të shohim, sot dukej mirë. të shohim në vijim.
Lojtarët e dinin, por sot nuk ishim të zgjuar sa duhet, 3-4 kundërsulme mund të ishin më mirë. Por duhet të rritemi, sidomos në dublimin e lojtarëve apo pas ndërhyrjeve. Mund të çojmë sa më shumë lojtarë në zonë, por nuk deshëm të rrezikonim, se në një tranzicion negativ bëhet e vështirë se është arma e fortë e Elbasanit. Ishte balancë e mirë mes dy reparteve, por përsëri në sulm mund të bëjmë më mirë”, tha Brdariç.