Bota Botë e Çuditshme

Shumica foshnje, zbulohet një varr masiv me 32 trupa!

Autoritetet në Kenian jugperëndimore zhvarrosën 32 trupa nga një varr masiv pasi morën një informacion se 14 trupa ishin varrosur në një varrezë në zonë nga persona të paidentifikuar. Varri masiv përmbante eshtrat e shtatë të rriturve dhe 25 foshnjave, u tha gazetarëve patologu mjeko-ligjor Richard Njoroge. Trupat, disa prej të cilëve ishin të copëtuar, ishin vendosur në qese, tha ai. Disa besohet se kishin ardhur nga morgjet, shtoi ai.

Mbetjet njerëzore u çuan në laboratorin mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes në secilin rast. Në vitin 2023, zbulimi i qindra trupave në pyllin Sakahola pranë Mombasas, tronditi publikun. Shumica e viktimave vdiqën nga uria pasi ndoqën një predikim nga një udhëheqës sekti i cili i nxiti ata të agjëronin deri në vdekje për të “takuar Jezusin” para fundit të botës, të cilin ai parashikoi se do të ndodhte në gusht të atij viti. Rasti u bë i njohur si “Masakra e Pyllit Sakahola”, një nga tragjeditë më të këqija në botë që përfshinte herezinë.