Një nënë beqare me tre fëmijë është shndërruar brenda natës në sensacion në internet, falë ngjashmërisë së saj të jashtëzakonshme me Georgina Rodriguez, partneren e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo.
Victoria, e cila jeton në Spanjë, ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve në rrjetet sociale, të cilët nuk reshtin së krahasuari pamjen e saj me atë të Georginës.
Pasi për vite me radhë kishte dëgjuar komente se i ngjante asaj, Victoria vendosi vitin e kaluar t’i bënte publike profilet e saj në rrjetet sociale.
Flokët e errëta, buzët e theksuara dhe stili elegant bënë që videot e saj në TikTok të shpërndaheshin me shpejtësi. Brenda vetëm një muaji, ajo arriti të grumbullojë rreth 80 mijë ndjekës në TikTok dhe mijëra të tjerë në Instagram.
Megjithatë, vëmendja e madhe erdhi edhe me dyshime. Shumë ndjekës e akuzuan Victorian se përdorte filtra apo inteligjencë artificiale për t’u dukur më shumë si Georgina Rodriguez.
Për t’i dhënë fund spekulimeve, ajo tregoi se ishte detyruar të postonte një video pa grim, për të vërtetuar se pamja e saj ishte krejtësisht reale.
34-vjeçarja thekson se jeta e saj është shumë larg luksit dhe shkëlqimit që shoqëron jetën e “sozisë” së saj të famshme.
Jam më e vjetër dhe më e varfër, por po aq e lumtur
-u shpreh ajo me sinqeritet.
Victoria është nënë e dy djemve dhe një vajze, të moshave 16, nëntë dhe tetë vjeç. Ajo punon si asistente administrative dhe teknike sigurie, por rritja e papritur e popullaritetit në rrjetet sociale i ka hapur derën mundësisë për t’u shndërruar në influencuese, ashtu si Georgina 31-vjeçare.
Duke folur për vendimin për t’i bërë publike profilet e saj, Victoria tregoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë një reagim kaq të madh.
Gjithmonë i kam mbajtur profilet private, por më 5 dhjetor 2025 vendosa t’i hap. Njerëzit gjithmonë më kanë thënë se i ngjaj Georginës dhe unë mendoja se ishte vetëm pak, por nuk e dija që ngjashmëria ishte kaq e dukshme
-tha ajo.
Sa i përket Cristiano Ronaldos, Victoria pranon se nuk është fanse e madhe e tij, kryesisht sepse nuk ndjek futbollin. Megjithatë, ajo shpreh respekt për figurën e tij.
Nuk jam shumë e informuar për ndeshjet, përveç kur luan djali im. Por nga intervistat që kam parë, mendoj se Ronaldo është një njeri shumë i disiplinuar, i vendosur dhe i përgjegjshëm, vlera që e kanë bërë edhe një lojtar të jashtëzakonshëm
-përfundoi ajo.
Historia e Victorian tregon se ndonjëherë mjafton një ngjashmëri e pazakontë për të ndryshuar jetën dhe për të kthyer një person të zakonshëm në fenomen të rrjeteve sociale.