Të ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin, Niko Komanin dhe Anton Bellon kanë qenë Arjon Muça në studio dhe Bjordi Mezini nëpërmjet një lidhjeje telefonike. Ata kanë folur në lidhje me emisionin e tye “Trip/Top” dhe kanë dhënë më shumë detaje për eksperiencat e tyre, të cilat ju mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.
Trip Top është një program që ka një filozofi shumë të bukur për të gjithë ata që kanë dëshirë të eksplorojnë botën. Nëse nuk munden vetë ata tashmë kanë mundësinë që ta shikojnë gjithçka nëpërmjet eksperiencës së çunave.
Është një ide dhe një koncept që nuk e kam shpikur unë. E them gjithmonë dhe dua ta bëj si parantezë për shkak se sot është shumë e vështirë që të shpikësh gjëra të reja. Është po aq interesante që të sjellësh ide apo ti modernizosh ato në terrenin ku ti xhiron siç është Shqipëria.
Arjoni zbuloi se ideja për këtë ka lindur krejt papritur kur po mendonte së bashku me Bjordin se si të shkonin në Tokio.
Ideja lindi si ne të shkojmë në Tokio. Që fëmijë, që nga koha e Big-ut që njihemi me Bjordin të dy e kemi pasur ëndërr që të prekim tokën japoneze dhe shpika këtë gjënë unë. Filluam të mendonim si ta realizonim. E nisa idenë të dielën dhe të hënën tjetër u nisëm. Nuk dua ta ekzagjeroj por për 1 javë, gjeta sponsor, shkruajta idenë, gjeta kamerat. Të gjitha gati për 1 javë.
Ai shtoi gjithashtu se:
Bjordi mori përsipër një nga gjërat më të rëndësishme në një udhëtim të atillë që xhiron shumë gjatë gjithë ditës me kamera si profesionale dhe me telefon. Të bënte regjinë, sidomos të episodeve të para për shkak se sado interesant mund të jem unë me mënyrën se si e konceptoj në terren gjënë nëse kjo nuk konfirmohet edhe në montazh me një sy regjisori.