Shumë njerëz fokusohen te dieta dhe palestra për të humbur peshë, por shpesh anashkalohet një faktor kyç: gjumi.
Studime të shumta ndërkombëtare kanë treguar se mungesa e gjumit lidhet drejtpërdrejt me shtimin në peshë dhe vështirësitë për të rënë në peshë.
Sipas kërkimeve, personat që flenë më pak se 6 orë në natë kanë më shumë gjasa të kenë oreks të shtuar gjatë ditës, veçanërisht për ushqime të pasura me sheqer dhe yndyrë.
Arsyet janë hormonale: niveli i leptinës (hormoni i ngopjes) bie, ndërsa grelina (hormoni i urisë) rritet, duke bërë që trupi të kërkojë më shumë kalori.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë 7–9 orë gjumë cilësor në natë, sidomos për ata që ndjekin një regjim dobësimi.
Gjumi i rregullt ndihmon në balancimin e hormoneve të urisë, uljen e stresit dhe rrit motivimin për aktivitet fizik.
Specialistët theksojnë se pa përmirësuar oraret e gjumit, edhe dieta më e mirë mund të mos japë rezultatet e pritura.