Love & Sex

Si ndryshojnë marrëdhëniet romantike gjatë viteve?

Hulumtimet psikologjike tregojnë se komponentët e marrëdhënieve romantike evoluojnë me moshën. Pasioni fizik shpesh bie me kalimin e viteve, ndërsa intimiteti, përkushtimi dhe besimi midis partnerëve mbeten të qëndrueshme.

Një studim i botuar në “Neuroscience News” tregoi se gratë ndryshojnë preferencat për partnerët sipas moshës: derisa në vitet e para të të njëzetave rëndësi ka aftësia për prindërim dhe stabiliteti financiar, në vitet e vona të të tridhjetave dhe më tej, pjekuria emocionale, inteligjenca sociale dhe përkushtimi bëhen faktorë kyç në zgjedhjen e partnerit.

Gjithashtu, studimet tregojnë se çifte që bashkëjetojnë për shumë vite zhvillojnë një “kujtesë kolektive” të përvojave të përbashkëta, që ndikon pozitivisht në stabilitetin e marrëdhënies.

Kjo i ndihmon ata të përballojnë stresin e përbashkët dhe sfidat e jetës, duke rritur ndjesinë e sigurisë dhe lumturisë.