Food & Drink Health & Beauty

Si reagon ti pas gotës së dytë me alkool…

Alkooli zgjeron venat, duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut dhe duke ndikuar kështu në funksionet metabolike. Së fundmi shkencëtarët kanë gjetur se alkoolet si vodka, xhin apo alkoole të tjera të bardha mund t’ju bëjnë të ndiheni seksi duke ju rrisin vetëvlerësimin. Një grup hulumtuesish në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të studiojnë efektin e pijeve të ndryshme në organizmin e njeriut. Në varësi të alkoolit trupi i njeriut përgjigjet në forma të ndryshme dhe pasi shkencëtarët përpiluan të dhënat e 30 mijë të anketuarve dolën në përfundimet e mëposhtme.

Pijet si vodka, gini, uiski dhe alkoole të tjera të fortë ishin të lidhur me një sërë ndjenjash të forta. Ato kishin më shumë gjasa të sillnin ndjenja negative, si agresioni (në 30% të njerëzve), shqetësim (28%) dhe lot (22%). Por ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të nxisnin disa emocione pozitive, duke përfshirë ndjenjën e energjisë (58%), të sigurt (59%) dhe bukurisë (42%).

Njerëzit që pinë verë të kuqe dhe birrë, nga ana tjetër, kishin më shumë gjasa të raportonin se ndiheshin të relaksuar. Pothuajse 53% e njerëzve thanë se ndjehen të relaksuar pas pirjes së verës dhe pothuajse 50% pas birrës. Verë e kuqe, më shumë se vera e bardhë apo ndonjë lloj tjetër alkooli, ishte e lidhur me ndjenjën e lodhjes dhe përgjumjes.

Ndërkaq, dhimbja mund të ndikojë në shëndetin fizik e mendor dhe jo vetëm që mund ta bëjë një person më të shqetësuar dhe depresiv, por gjithashtu mund të rrisë prirjen për t’u rikthyer në zgjedhjet e pashëndetshme dietike. Por në një zbulim të fundit, ekspertët zbuluan se dhimbja mund të jetë më shumë sesa thjesht ta detyrojë dikë të hajë ushqim të pashëndetshëm. Sipas studimit, rezulton se stresi i dhimbjes mund t’i bëjë njerëzit impulsivë dhe t’i detyrojë ata të pinë alkool më shpejt.

Studimi i cili u shfaq në revistën “Experimental and Clinical Psychopharmacology” u krye nga ekspertë nga Universiteti i Floridës. Ai iu jep 20 pjesëmarrësve birrë ose musht dhe iu mundëson një realitet virtual, për t’ju dhënë iluzionin sikur po pinin në një bar. Disa prej pjesëmarrësve iu dha një jastëk nxehtësie 38 gradë Celsius i vendosur në këmbën e tyre, ndërsa të tjerëve një jastëk i nxehtë deri në 44 gradë Celsius. Ekspertët vunë në dukje se grupi më i nxehtë pinte më shpejt nga shishja e tyre.