Lifestyle

Si të freskoni shtëpinë në verë pa rritur faturën e energjisë me anë të bimëve?

Temperaturat e larta të verës mund ta bëjnë jetën brenda shtëpisë të vështirë, sidomos kur përdorimi i vazhdueshëm i ventilatorëve apo kondicionerëve sjell fatura të kripura të energjisë. Por ka një mënyrë të thjeshtë dhe natyrale për të mbajtur freskinë: bimët e gjelbra.

Anita, dizajnere interieri nga “Square Feet Story”, sugjeron që shtimi i disa bimëve të zgjedhura me kujdes mund të përmirësojë ndjeshëm temperaturën dhe cilësinë e ajrit në ambiente të brendshme.

Ajo shpjegon se procesi i transpiracionit, gjatë të cilit bimët çlirojnë avuj uji dhe oksigjen, ndihmon në lagështimin e ajrit dhe uljen e ndjeshme të nxehtësisë në dhomë.

Cilat janë bimët që sjellin më shumë freski në shtëpi?

Ficus Elastica (Bima e gomës)

Kjo bimë me gjethe të mëdha dhe me shkëlqim është perfekte për të ulur temperaturën në ambiente të mbyllura. Sa më të mëdha gjethet, aq më efektive është freskimi.

Ficus Elastica nuk kërkon diell direkt dhe është ideale për dhoma gjumi, zyra apo banjo. Kujdesuni të mos e ujitni tepër — vetëm kur toka në sipërfaqe duket e thatë.

Aloe Vera

Shumë e njohur për vetitë shëruese, Aloe Vera ka përmbajtje të lartë uji që ndihmon në freskimin natyral të dhomës. Vendoseni pranë dritares me diell dhe ujiteni herë pas here, pa e tepruar.

Aglaonema (Bima e gjelbër kineze)

Kjo bimë elegante me gjethe shumëngjyrëshe është e njohur për aftësinë e saj për të pastruar ajrin nga toksinat. Ka një shkallë të lartë transpiracioni, çka e bën efektive për të lagështuar dhe freskuar dhomat.

Është e përshtatshme edhe për ata që harrojnë shpesh ujitjen, pasi jeton mirë edhe me pak dritë dhe kujdes minimal.

Shtimi i këtyre bimëve në shtëpi nuk sjell vetëm freski, por edhe një pamje më të bukur dhe më relaksuese për ambientin tuaj!