Health & Beauty

Si të kujdeseni për lëkurën e foshnjës tuaj?

Lëkura e foshnjës është e brishtë dhe ka nevojë për kujdes të veçantë për t’u mbrojtur nga ndjeshmëria ndaj faktorëve të jashtëm.

Sipas pediatrit Piercarlo Salari, lëkura e foshnjës është shumë e ndjeshme pas lindjes, pasi shtresa e korneumit është ende e hollë dhe barrierat mbrojtëse janë në zhvillim. Kjo shkakton probleme si thatësia, eritema dhe acarimi, që janë të zakonshme në muajt e parë të jetës.

Për të siguruar shëndetin e lëkurës së foshnjës, Salari ka ofruar disa këshilla:

Jo më shumë se 2-3 banja në javë– Dushi i foshnjës duhet të bëhet dy ose tri herë në javë për të ruajtur higjienën pa dëmtuar lëkurën.

Dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta– Dushi duhet të jetë i shkurtër dhe i shpejtë, maksimumi 5-10 minuta.

Vëmendje ndaj syve – Përdorni produkte që nuk irritojnë sytë e foshnjës.

Produktet me pH neutral– Zgjidhni produkte me pH neutral dhe hidratues për lëkurën e foshnjës.

Siguria e produkteve kozmetike– Përdorni produkte të testuara dhe të certifikuara për sigurinë e foshnjës.

Pediatri gjithashtu ka shpjeguar disa mite të rreme rreth kujdesit për lëkurën e foshnjës, duke përfshirë shqetësimet për parabenët dhe vajrat minerale, të cilat janë të pastra dhe të siguruara nga autoritetet shëndetësore.

Ai ka theksuar se stimilimi i nuhatjes mund të ketë efekte pozitive në disponimin e foshnjës dhe se është e rëndësishme të zgjidhen aroma të testuara.

Për më tepër, Dr. Salari ka rekomanduar masazhin e foshnjës, i cili ka shumë përfitime për lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm, duke stimuluar gjumin, sistemin muskulor dhe krijimin e lidhjeve të ngushta me prindërit.