Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke marrë rreth 17.9 milionë jetë çdo vit, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ne mund të dimë tashmë disa nga faktorët që mund të na vënë në rrezik më të madh; kolisterina e lartë, presioni i lartë i gjakut, diabeti. Sidoqoftë, ekziston edhe një faktor tjetër rreziku për të cilin shumë nuk janë të vetëdijshëm dhe ai është një raport i lartë mes belit dhe ijëve.
Raporti ynë i belit ndaj ijëve është një krahasim i perimetrit tonë të belit dhe perimetrit të ijëve. Vëllimet e mëdha tregojnë se ka yndyrë të tepërt rreth mesit të trupit, e cila është treguar si një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Dimë që yndyra viscerale, pra dhjami rreth belit, lidhet me rritjen e rrezikut kardiovaskular, duke përfshirë goditjen në tru dhe atakun në zemër, pasi shoqërohet me faktorë rreziku në rritje siç është presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kolesteroli i lartë”-thotë për “Parade” specialistja kardiovaskulare dhe kardiologia Dr.Lora Verde.
Perimetri i madh i belit dhe ijëve shoqërohen me sëmundje kardiovaskulare. Përveç kësaj, kardiologu Dr.Sam Setare pohon se një perimetër i madh i belit dhe një raport i madh i belit me ijët janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës. Ai vuri në dukje një raport shkencor nga Shoqata Amerikane e Zemrës në lidhje me lidhjen midis obezitetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, i cili vuri në dukje se perimetri i belit është një faktor rreziku.
“Perimetri i belit nuk është vetëm një tregues i vdekshmërisë, por është i lidhur edhe me rrezikun kardiovaskular për shkak të indit dhjamor visceral, apo yndyrës viscerale, në zgavrën e barkut”-shpjegon doktor Setare. Pra, për të zbuluar se cili është raporti ynë mes belit dhe ijëve, Dr. Verde thotë të përdorim një matës shirit për të matur perimetrin e belit. Fillimisht duhet ta mbështjellim njehsorin rreth belit dhe më pas rreth ijëve.
“Pjesëtoni perimetrin e belit me perimetrin e ijëve për të marrë numrin e raportit,” shpjegoi ajo. Ai sqaron se raporti ideal i belit me ijët për meshkujt është 0,94 ose më pak dhe për gratë 0,85 ose më pak.