Health & Beauty

Si të riktheni pastërtinë e çorapeve të bardha me një përbërës të vetëm nga kuzhina…

Çorapet e bardha janë të njohura për faktin se tregojnë çdo njollë apo papastërti dhe pas vetëm disa përdorimesh, shpesh përfundojnë të njollosura, të pista dhe larg pamjes së freskët. Sipas ekspertëve të pastrimit te The Spruce, uthulla e bardhë është zgjidhja më e mirë për çorapet e bardha të pista. Ata shpjegojnë: “Uthulla e bardhë e distiluar përmban acid acetik dhe prodhohet përmes procesit të distilimit të alkoolit. Acidi i butë në uthull ndihmon në heqjen e disa njollave dhe në shpërbërjen e mbetjeve që lihen pas nga deodorantët për sqetull dhe produktet e lavanderisë”. “Shtoni një gotë uthull të bardhë të distiluar në një tenxhere të madhe me ujë, pastaj zieni ujin dhe shtoni çorapet apo veshjet e pista. Lërini të qëndrojnë në ujë gjatë natës dhe më pas lajini si zakonisht.”

Nëse ende keni vështirësi me njollat e forta, ekspertët e pastrimit këshillojnë të mos e kombinoni uthullën e bardhë me një përbërës tjetër natyral të njohur, sodën e bukës.

Mos e kombinoni sodën e bukës dhe uthullën në të njëjtën cikël larjeje. Nëse përzihen, efektet individuale anulohen gjatë larjes ose shpëlarjes dhe nuk ndikojnë në pastrimin e rrobave. Asnjëra prej tyre nuk është efektive e vetme si zëvendësuese e një detergjenti të balancuar mirë për lavanderi, por mund të jenë funksionale nëse përdoren siç duhet.

Soda e bukës është më e përshtatshme për të hequr erërat e këqija nga çorapet e pista. Ajo neutralizon molekulat acide dhe bazike të erës, duke i lënë pa aromë. Gjithashtu vepron si një alkali i butë natyral që ndihmon në shpërbërjen e papastërtive dhe yndyrës në ujë, por duhet përdorur si alternativë vetëm kur uthulla e bardhë nuk funksionon.

Sipas The Spruce, pastrimi i çorapeve të bardha me sodë buke është i thjeshtë: Në një enë ose kavanoz, shtoni një deri në dy gota sodë buke në ujë të ngrohtë; Përziejeni mirë që të tretet, pastaj mbushni lavamanin me ujë të ftohtë dhe shtoni sodën e tretur. Shtoni çorapet me erë të keqe dhe lërini të qëndrojnë në ujë gjatë natës. Pasi të kullohet uji, lajeni rrobat si zakonisht.