Pjepri është një nga frutat më të dashura të verës, por zgjedhja e një pjepri të pjekur nuk është gjithmonë e lehtë. Shpesh ndodh që nga jashtë të duket perfekt, por brenda të mos ketë shijen dhe ëmbëlsinë e duhur. Ekspertët e kuzhinës tregojnë disa truke të thjeshta që ndihmojnë të kuptosh nëse pjepri është i pjekur dhe i shijshëm për konsum. Një pjepër i pjekur ka gjithmonë një aromë të ëmbël dhe të fortë, sidomos në pjesën ku ka qenë kërcelli. Nëse nuk ndjen pothuajse asnjë aromë, fruti mund të mos jetë ende i pjekur.
Një truk i thjeshtë është ta marrësh pjeprin në dorë. Nëse ndihet më i rëndë se sa duket për madhësinë e tij, kjo zakonisht tregon se është i mbushur me lëng dhe i pjekur mirë. Kur e shtyp lehtë në pjesën e poshtme, pjepri duhet të jetë pak i butë, por jo i qullur. Nëse është shumë i fortë, ka gjasa të jetë ende i papjekur. Një pjepr i pjekur zakonisht ka ngjyrë më të ngrohtë dhe më uniforme. Lëkura nuk duhet të ketë njolla të gjelbra të forta ose zona shumë të zbehta. Disa ekspertë përdorin edhe një metodë të thjeshtë: trokitja lehtë mbi pjepr. Një tingull i thellë dhe pak i “zbrazët” shpesh tregon që fruti është i pjekur.