Love & Sex

Si veprojnë narcisistët pas ndarjes? Jeni ju një i tillë?

Pas një ndarjeje me një narcisist, përballja me pasojat mund të jetë shumë e vështirë. Megjithatë, përgatitja mund ta bëjë këtë proces më të lehtë.

Siç shpjegon psikologu Dr. Brandi Smith, kur jemi të përgatitur, është më e lehtë të përballemi me pasojat negative.

Narcistët, të cilët janë shpesh të zhytur në vetvete dhe kërkojnë admirim të vazhdueshëm, mund të vazhdojnë me sjellje manipuluese edhe pas ndarjes.

Psikologët kanë zbuluar disa nga taktikat më të zakonshme që përdorin narcisistët për të manipuluar pas një ndarjeje dhe si mund t’i njohim ato për t’u mbrojtur.

Ndryshimi i historisë

Narcistët shpesh portretizojnë ndarjen sipas kushteve të tyre, duke e shtrembëruar të vërtetën për të mos u dukur të prekshëm apo të turpëruar, thotë Dr. Michele Goldman.

Fajësimi

Për një narcisist, gjithmonë ju jeni fajtori për përfundimin e marrëdhënies. Kjo i ndihmon ata të ruajnë egon e tyre dhe t’i shmangin përgjegjësitë, shpjegon Dr. Brandi Smith.

Nevoja për hakmarrje

Narcistët mund të hakmerren në mënyra të ndryshme, siç janë postimet në mediat sociale, duke hakuar llogaritë apo duke kontaktuar miqtë dhe familjen tuaj, paralajmëron Dr. Jefta Tausig.

Injorimi i ndarjes

Në disa raste, narcisistët mund të veprojnë sikur ndarja të mos kishte ndodhur kurrë, duke i bërë gjërat të dukeshin normale për të shkaktuar konfuzion, thotë Dr. Michele Goldman. Ata mund të vazhdojnë të telefonojnë, të paraqiten pa paralajmërim apo të bëjnë tag në rrjetet sociale, duke mos respektuar kufijtë që i keni vendosur.

Të njohësh këto taktika dhe të mësosh si të mbrohesh është çelësi për të kaluar më lehtë këtë periudhë të vështirë pas një ndarjeje me një narcisist.