I ftuar sot në “Live From Tirana” ka qenë eksperti i sigurisë, Fatjon Softa për të diskutuar rreth çështjes së konflikteve mes adoleshentëve në vendin tonë që së fundmi janë shtuar shumë dhe cilat janë masat që duhen aplikuar për t’i parandaluar.
Çfarë po ndodh me rininë shqiptare? Fakti që ndodhin gjërat të tilla e bën situatën alarmante?
Është një shqetësim për shoqërinë shqiptare, e cila tashmë përjeton edhe shumë drama dhe probleme ekonomike, divorcet. Vërtet problemet ndodhin edhe në vende të tjera por nuk duhet të krahasohemi me botën duhet të krahasohemi me veten. Kemi pasur një shoqëri të shëndoshë ku shembulli është familja dhe vlerat. Sigurisht që ne të shqetësuar jemi tek fëmijët sepse ai është brezi që do rritet, ne nuk duhet të krijojmë një shtëputje mes brezave që kanë kaluar dhe atyre që do të vijnë. Kërkojmë të gjejmë justifikime shpeshherë duke e çuar problemi tek faktorë të tjerë të cilat nuk janë vërtetë bazë, nuk mund të themi se gjithçka është e zezë sepse kemi një rini të mrekullueshme me njerëz që studiojnë dhe e duan shkollën.
Kush janë faktorët që po përkeqësojnë një pjesë të rinisë shqiptare? Me mbylljen e TikTok-ut që pritet këto ditë do të kemi ndoshta edhe një stabilizim të situatës?
Mbas TikTok-ut do të kemi një TikTok tjetër që gjithmonë do të gjendet diçka për të komunikuar. Nuk është TikTok-u mendoj unë arsyeja e vërtetë. Janë shumë faktorë arsyeja e vërtetë. Është baza ekonomike, një pjesë e familjeve shqiptare kërkojnë të mnbijetojnë dh përpiqen me shumë mund të ndërtojnë jetën e tyre. Ndoshta përkujdesi i shtetit nuk është aq sa dhe duhet. Shpeshherë ka edhe fasadë.
Si mund të parandalohen konfilktet mes të rinjve shqiptarë? Si mund të jetë policia më prezente në zonat e ndryshme?
Unë kam insistuar shumë që shkolla të ketë një perimetër sigurie, perimetri i jashtëm. Kur e kontrolluar perimetrin konstatuan shumë problematika. U evidentua që në afërsi të shkollave kishim lënë narkotike, kishte grupe të organizuara nga tre apo katër veta, një batalion i marrë me rreth 200 veta që janë shoqëruar dhe sa herë që do të kontrollosh do të gjesh batalione të tilla të cilat vijnë përreth shkollës për të ushtruar biznesin e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ky është një problem shqetësues.
Më tej eksperti shtoi se:
Elementi i sigurisë në shkolla është bazik. Është e rëndësishme edhe mënyra e kontrollit të hyrjes në shkollë, duhet të vendosin detektorë të kontrollit për metal, një pjesë e fëmijëve shkojnë me çantën dhe brenda kanë kaçavida dhe kanë thika, doreza boksi. Të cilët janë mjete që krijojnë dhe pregatiten për dhunë. Po i pate kato mjete me vete dhe nuk ke librin dhe nuk ke edukimin ti shkon për t’u konfliktuar.