Përdorimi i sistemit VAR shikohet si jetike në disa kampionate, ndërsa UEFA dëshiron të shkojë më larg. Ta integrojë atë në kompeticionet e saj dhe konkretisht në UEFA Champions League. Mbështetje për këtë ka dhënë dhe numri 1 i Juventusit dhe presidenti i Shoqatës së Kluve Europiane, Andrea Agnelli. Ai bëri kërkesën për të aktivizuar këtë sistem në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.