Bota

Situatë e rëndë në Gaza, 35 të vrarë që prej mëngjesit! 10 vdekje nga uria në 24 orë, mes tyre 3 fëmijë!

Vijojnë të intensifikohen sulmet izraelite në Qytetin e Gazës dhe zona të tjera të enklavës palestineze. Deri më tani, 35 persona janë vrarë, përfshirë 20 vetëm në Qytetin e Gazës dhe katër persona që prisnin të furnizoheshin me ndihma

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, dhjetë banorë të Gazës, përfshirë tre fëmijë, kanë vdekur nga kequshqyerja në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE: Itali, Lëvizja “5 yje” do të japë 1 mln euro ndihmë për Gazën nga pagat e anëtarëve të saj

Ministrat e jashtëm të BE-së, u pritën në Kopenhagen me një protestë. Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Ndal gjenocidit” dhe “Sanksiononi Izraelin”.

Për shkak të përshkallëzimit, Britania e Madhe ka ndaluar pjesëmarrjen e zyrtarëve izraelitë në panairin ndërkombëtar tregtar të mbrojtjes. Ofensiva e afërt e ushtrisë izraelite në Gaza mund të zhvendosë një milion palestinezë të tjerë dhe “çdo përshkallëzim i mëtejshëm do të përkeqësonte vuajtjet dhe do të shtynte më shumë njerëz drejt katastrofës”, paralajmëron Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA.

LEXO EDHE: DW: Lindja e Mesme, Izraeli nis ofensivën në qytetin e Gazës,ndërpriten ndihmat humanitare!

Sulmet e nisura mëngjesin e 29 gushtit, kanë lënë një numër të madh të vrarësh, në mbi 41 persona. 5 prej tyre në Al-Mawasi, e caktuar nga Izraeli si  zonë e sigurt humanitare. Ushtria njofton se në Izrael kanë mbërritur trupat e dy personave të zhdukur që nga 7 tetori 2023. Një nga dy të vdekurit është Ilan Weiss. 55-vjeçari, banor i Kibbutz Be’eri, në Izraelin jugor, u rrëmbye nga shtëpia e tij dhe u vra gjatë sulmit ndërkufitar të 7 tetorit 2023 nga Hamasi. Presidenti izraelit Isaac Herzog i shprehu “ngushëllimet dhe mbështetjen e tij të përzemërt” familjes së pengut të vrarë.