Gossip Showbiz

Sjellja e Eglit e ka detyruar Gjestin të kapërcejë murin e shtëpisë?

Një deklaratë e fundit e Gjesti për Eglin ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë një bisede me Olën, ai u shpreh se sjellja e Eglit e ka bërë atë të “kapërcejë murin”, duke lënë të kuptohet se ajo ka pasur një ndikim të fortë tek ai emocionalisht.

Gjesti gjithashtu bëri një krahasim të Eglit me një lidhje që ai ka pasur më parë jashtë shtëpisë, duke theksuar se ajo nuk ka qenë një eksperiencë e këndshme dhe duke nënkuptuar se është i vetëdijshëm për kufijtë që mund të kalohen nga një femër në situata të caktuara.

Ndërkohë, ai shtoi se ndihet se Eglin ka një “fiksim të tepërt”, duke thënë se nuk është një çështje dashurie. Kjo deklaratë ka ndezur diskutime të shumta dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut.