Një person u prangos në Skrapar pasi dëmtoi një makinë policie. Dyshohet se në gjendje të dehur 44-vjeçari përplasi automjetin e uniformave blu teksa ishte i parkuar. Gjithashtu ai kundërshtoi punonjësit e policisë së Skraparit për të shmangur shoqërimin.