Celebrities Gossip Showbiz

Snoop Dogg do të vijë me një kamion hamburgerësh në stadiumin e Celtic…

Reperi i famshëm amerikan, Snoop Dogg, ka zbuluar se po planifikon të hapë një kamion hamburgerësh në Celtic Park, stadiumin legjendar të ekipit skocez Celtic FC në Glasgow. 53-vjeçari shprehu dëshirën për të shërbyer vetë tifozëve, duke thënë: “Do të doja shumë të sillja një furgon me hamburgerë në një stadium për t’u treguar tifozëve se ushqimi mund të jetë i mirë. Duhet të jetë Celtic Park, vëlla”.

Snoop, një fans i deklaruar i Celtic, e ka përjashtuar mundësinë që të shesë hamburgerë në stadiumin e rivalëve të Rangers, duke thënë me humor: “A do t’i sjell edhe hamburgerët e mi te Rangers? Jo, mendoj se do ta humbasim këtë”. Ai ka diskutuar gjithashtu këtë ide me shefin e njohur Gordon Ramsay dhe është frymëzuar nga suksesi i Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney me klubin uellsian Wrexham. Snoop ka shprehur më parë dëshirën për të investuar te Celtic, duke thënë: “Kam parë shumë futboll në Evropë, por kurrë nuk kam parë tifozë si ata të Celtic. Dua të jem pjesë e kësaj. Maskota e tyre është një qen… Snoop Dogg dhe Hoopy the Hound? Përputhje perfekte”.

Ju shuajmë një kuriozitet për reperin. Snoop Dogg refuzon të veshë xhinset e ngushta. Krijuesi i hitit “Drop It Like It’s Hot”, ka një bashkëpunim prej shumë vitesh me stilisten e tij, Talia Coles, e cila i sugjeron veshje të lirshme dhe të gjera. Reperi foli për neverinë e dukshme ndaj xhinseve të ngushta. “Unë jam i hollë, kështu që të lutem, jo”, tha reperi i njohur. “Ekziston një kufi i caktuar për njerëzit e hollë, nëse e dini se çfarë po nënkuptoj me këtë. Nuk mund t’i them dikujt të më ndihmoj t’i heqë. Nuk e bëjë këtë”-theksoi Snoop Dogg. Ai lavdëroi stilisten e tij me të cilën nuk është konfliktuar asnjëherë.