Ashtu si me Moldavinë, Shqipëria e futbollit ia doli dhe në Ishujt Faroe. Në transfertën e një nate më parë, kuqezinjtë fituan me rezultatin 1-3. Ky ishte i dyti sukses radhazi pas fitores së 17 qershorit me Moldavinë, duke përfituar dhe nga humbja 3-2 e Polonisë në Moldavi. Tashmë, skuadra e Sylvinhos kap vendin e dytë në Grupin E të eliminatoreve të “Euro 2024”-ës.
Ishte Nedim Bajrami i cili zhbllokoi takimin (20′) pas asistit të Jasir Asanit. Sokol Cikalleshi humbi një penallti për 0-2. Nëse nuk shënon do e pësosh dhe në “limitet” e fraksionit të parë, vendasit barazuan me anë të Odmar Faero.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë dominuan dhe shënuan dy gola të bukur me anë të Kristjan Asllanit dhe Ernest Muçit. Që të dy ata, gjetën golat e parë zyrtarë me Kombëtaren Shqiptare.
Ne kishim ngritur një sondazh në faqen tonë të web-it ku pyesnim qytetarët nëse mendonin se skuadra jonë kombëtare do të triumfonte kundër Ishujve Faroe. Përgjigjet ishin këto; 90 % u përgjigjën me po, 5% me jo dhe 5 % u shprehën të pasigurtë.
Ndërkohë sondazhi i ri është: “SHBA: Situata në veri të Kosovës ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal. A mendoni dhe ju kështu?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.