Sony ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Kaliforni kundër Tencent, duke akuzuar kompaninë kineze për kopjim të lojës së saj Horizon. Sipas padisë, loja Light of Motiram është një “kopje e ngjashme” me Horizon Zero Dawn dhe Horizon Forbidden West. Sony pretendon se Tencent filloi zhvillimin e lojës pa dijeninë e saj dhe më pas i ofroi një bashkëpunim për një lojë të re Horizon, të cilën Sony e refuzoi.
Megjithatë, Tencent vazhdoi me zhvillimin e Light of Motiram, duke përdorur materiale promovuese shumë të ngjashme me ato të Horizon. Padia thekson se loja përmban elementë që mund të krijojnë konfuzion te lojtarët, të cilët mund ta mendojnë atë si pjesë të serisë Horizon. Sony kërkon ndalimin e lansimit të lojës dhe kompensim për shkeljen e të drejtave të saj. Ndërkaq, Sony është duke zhvilluar një sensor të vetin të madh 200 MP, të cilin do ta përdorë për kamerat kryesore të smartfonëve flagship që janë planifikuar për këtë vit.
Sensori 200 MP ISOCELL HP9 i Samsungut ka pasur sukses në kamerat telefoto periskopike, duke filluar nga smartfoni Vivo X100 Ultra, e më pas në modelet X200 Pro, Xiaomi 15 Ultra dhe së shpejti në Vivo X200 Ultra. Po ashtu, ISOCELL HP2 200 MP është pjesë e kamerës kryesore në Samsung Galaxy S25 Ultra. Ky është një sensor 1/1.3 inç, ndërsa thashethemet e reja thonë se Sony po punon mbi një sensor të madh 200 MP, që do të përdoret nga smartfonët flagship që do të dalin në treg më vonë këtë vit, ata që do të drejtohen nga procesorët MediaTek Dimensity 9500 ose Snapdragon 8 Elite 2.