I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se i dëgjoi me kujdes bashkëbiseduesit e tij në Serbi, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm për shkak të njerëzve në terren.
Sorensen shkroi në Platformën X se kishte zhvilluar bisedime përgatitore në Beograd për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut.
“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, udhëtova për në Beograd për bisedime përgatitore për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për të mirën e njerëzve atje”, theksoi z. Sorensen.