Opozita do të zhvillojë sot paradite një protestë marshim, që nis nga Ministria e Brendshme dhe përfundon tek Kryeministria. Mësohet se nuk do të ketë një podium dhe shumë fjalime, por ajo që dihet deri tani është se protuestuesve do t’i drejtohet vetëm kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë një ditë para protestës Fatmir Xhafaj tha se nëse audiopërgjimi është i vërtetë, ai do të dorëhiqet. Nga rrethet raportohet se protestuesit janë nisur për të qenë prezentë në protestën e orës 11.00.