Aktualitet

Sot Saimir Tahiri apelon masën e sigurisë

 

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Tiranë shqyrton sot kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Mbrojtja e apeloi  vendimin e Shkallës së Parë që caktoi “Arrest shtëpie” për Tahirin dhe kërkon lirimin e tij. Ndërkohë, seancës gjyqësore i parapriu një denoncim publik i Ambasadorit Amerikan, i cili foli për raportime serioze, duke lënë të kuptohet se mbi njërëzit e Drejtësisë po ushtrohet presion e joshje me rryshfet, për të ndikuar vendimin e Gjykatës për ish-Ministrin e Brendshëm. Donald Lu tha se “Askush nuk është mbi ligjin”, ndërsa ftoi median dhe shoqërinë civile, të monitorojnë procesin.