Politikë

Sot Shqipëria voton për Parlamentin e ri, 23.1% pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 12:00!

Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.

Ora 12:00

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 12:00 ka qenë 23.1%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2222 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 326391 nga 1487537 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 12:00, përqindja e votuesve ka qenë 27.24%.