Demokratët protestuan sot në Elbasan dhe Cërrik, gjatë pranisë së Kryeministrit Rama, ndërsa nuk munguan përplasjet me policinë. Ndërkaq, nënkryetari demokrat Edmond Spaho reagoi në rrjetet sociale ku shkruan se “Shqiptarët dhe Europa, po ia numërojnë orët mbrapsht Kryeministrit Rama”. Sipas Spahos, “Kapitulli i krimit e korrupsionit, po shkon drejt fundit”.