Edmond Spaho akuza Kryeministrit Edi Rama, i cilëson “skandaloze” dhe “të papërgjegjshme” qëndrimet e tij për sjelljen e Policisë. Spaho shkruan në ‘Facebook’ se qëndrimet e Ramës nxisin dhe mbrojnë dhunën ndaj kujtdo që është kritik ndaj tij, qytetarë, gazetarë, opozitarë, intelektualë apo artistë. Sipas tij, Rama është aty jo si kryeministri i njerëzve dhe as i socialistëve të thjeshtë, por si garantori i krimit dhe oligarkëve, me të cilët plaçkit shqiptarët dhe pasurohet vetë.