Aktualitet Politikë

SPAK-u kërkon arrestimin e Ballukut, Ulsi Manja prezanton raportin në grupin e PS-së!

Grupi parlamentar socialist po mban mbledhjen për leximin e raportit të 5 anëtarëve të PS-së në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK-ut mbi dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Hartimi i raportit u bë nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili deklaroi:

Ka ndodhur një realiteti i ri jurdik dhe institucional. Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive si pasojë e ndryshmeve në përbërjen e qeverisë. Për pasojë, masa e sigurimit penal, e pezullimit nga detyra, nuk prodhon më asnjë pasojë juridike reale, por dhe narrativa mbi të cilën SPAK-u ka kërkuar kërkesën, si rrezik i prishjes së provave, apo arratisjes, mbetet hipotetike për sa kohë lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve ekzekutive që deputetja nuk i ushtron.

Në vend të një procesi të qetë, kemi parë përpjekje për të zhvendosur këtë çështje në një gjyq publik.

Kërkesa e SPAK-ut, në fakt, në rastin e Belinda Ballukut, ndryshon nga kërkesat e tjera që kanë ardhur në Kuvend për marrjen e autorizimit për arrestimin e të tjera, sepse nuk është kërkesë për caktimin e një mase sigurie.

Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, efektet që sot janë në fuqi ndaj Ballukut, siç është e daljes jashtë, siç është një masë më e rëndë, ajo e arrestit, për një vepër penale që SPAK po heton që në gushtin e vitit 2024. Zëvendësimi i masës, mund të kërkohet në 2 raste. Kur janë rënduar nevojat e masës së sigurimit ose personi që i është caktuar masa, nuk e ka respektuar. Rasti i dytë përjashtohet.

Balluku, siç provohet nga relacioni i SPAK-ut e arsyetimi i fakteve dhe provave, provohet që e ka respektuar në mënyrë korrekte. Në vlerësimin tonë ngelet vetëm rëndimi i masave të sigurimit për ato shkaqe që ka listuar SPAK, që kanë të bëjë me shtimin e episodeve, rrezikun e prishjes së provave, ikjes apo kryerjen e një vepre penale me të rëndë.

Pas Manjës e mori fjalën Taulant Balla e më tej kryeministri Edi Rama.